Gjoni: S’e kisha menduar që një bijë shqiptare do dhunonte një nënë
Edlira Gjoni e cila i është bashkuar protestës së thirrur në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë kundër dhunës, pas rastit të dhunimit të moshuarës në azilin në Pejë.
Për mikrofonin e Euronws Albania, Gjoni theksoi se ky nuk është një rast i izoluar pasi ka dhe raste të tjera të tilla, por që nuk janë bërë publike.
“Ku kemi arritur ne si shoqëri? Kur shikon një dhunë të tillëfillon të reflejtosh a është një rast i izoluar apo është ky një fenomen që është shndërruar tani. Mendoj se ky nuk është rast i izoluar por ne kaq njohim, vetëm ato që na paraqiten.
Njerëzit nuk besojnë më te efekti i protestës për shkak të asaj që ka ndodhur më parë, por do kishin bërë mirë që të kishin ardhur”- tha ajo.
Më tej ajo theksoi se të gjithë janë fajtorë për atë që i ndodhi të moshuarës në Pejë e cila ishte nëna e dëshmorit Taulant Nura.
“Nuk jam dakord që me pushimin e vajzës nga puna të mbyllet kjo histori. Të gjithë jemi fajtorë për asaj që i ka ndodhur kësaj nënë
Nuk e kisha menduar që një bijë shqiptare që edhe për shaka të ngrinte dorën ndaj një të moshuare”- nënvizoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq