Kisha katolike për shpopullimin: Të marrim masa, kujt do i ngelet Shqipëria?

4 Nëntor 2022 | 11:23

Kisha katolike në Shqipëri ka dalë në një konferencë shtypi ku ka folur për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë.

Sipas Imzot Angelo Massafra duhet ngritur zëri nga populli në mënyrë që organet kompetente shtetërore të marrin masa dhe t’i vënë fre kësaj fatkeqësie.

“Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit,” – tha ai.

Pyetjet që u ngritën gjatë konferencës së shtypit lidheshin me të ardhmen e vendit. Nëse vendi shpopullohet atëherë kujt do i ngelen pasuritë, ishte çështja që shqetësonte Kishën Katolike.

“Është më tepër se evidente nevoja e ndërmarrjes së politikave të drejta dhe koordinimi i të gjithë faktorëve shoqërorë të vendit, për një dialog i cili sjell zgjidhjet e duhura. Nga ana jonë si Kishë Katolike, shprehim gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë dialog si palë ndërmjetëse mes organizmave shtetëror. Po ashtu, jemi të gatshëm që të shpalosim sugjerime e projekte për këtë qëllim,” – u shpreh Imzot Angelo Massafra.

Ai tha se ishin të vetdijshëm që problemi nuk është vetëm i liderëve të vendit, por dhe i shqiptarëve që duhet të ndërgjegjësohen.

“Jemi të gjithë bashkëpërgjëgjës, secili sipas pjesës që i takon, në funksionimin pozitiv ose negativ të jetës sociale të Shqipërisë. Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër,” – tha Imzot Angelo Massafra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026