Akuzat e Ramës ndaj Britanisë, të papërgjegjshme, Berisha: Ja pse ikin shqiptarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar të papërgjegjshme akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj qeverisë britanike lidhur me emigrantët shqiptarë.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha renditi arsyet se pse shqiptarët po ikin duke shpopulluar sipas tij vendin.
“Në Britaninë e Madhe, në media, parlament dhe qeveri, ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve që kalojnë Kanalin me shpresën e një jete më të mirë. Gjatë një viti, ky fluks ka mbërritur në 12 mijë, nga 800 që ishte në vitin 2021. Pa dyshim, kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e kuptueshme dhe e pashmangshme. Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij, PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë”, tha Berisha.
Sipas tij, shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë është korrupsioni i qeverisë dhe mungesa e votës së lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta