Tabaku në SPAK: 60 të akuzuar për inceneratorët, shumë shpejt do kemi të reja

4 Nëntor 2022 | 13:16

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku në një deklaratë për media pasi doli nga SPAK, u shpreh se kishte sjellë 9 kallëzime të reja, nga të cilat njëri raporti i komisionit hetimor dhe 8 individë të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Tabaku theskoi se janë 60 persona të akuzuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, që siç tha është afera më e madhe korruptive e të gjitha kohërave, e provuar me fakte.

Tabaku u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me SPAK sa i takon ecurisë së hetimeve ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet të ketë të reja lidhur me këtë çështje.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK sa i përket hetimeve, duke kërkuar informacion se në çfarë ndodhen hetime, por dhe në statusin e personit që denoncova. Sot kam qenë në cilësinë e kallëzueset për Inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit. Kam një listë dëshirash se kush duhet të vijë në SPAK. Sot si mora ata në pyetje, më kërkuan informacion. Besoj se shumë shpejt do të kemi të reja në fazën që ndodhen hetimet. Hetimi i aferës ka qenë një prioritet jo vetëm i punës time, por dhe hetimet kanë ecur në organin e akuzës”, tha Tabaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026