“Beteja” e Dritan Abazoviç, Veton Surroi rendit rreziqet: Mali i Zi gjendet mes dy zgjedhjeve të këqija
Rinisja e emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania për këtë sezon të ri krahas trajtimit të zhvillimeve të brendshme në Shqipëri, nuk ka lënë pa trajtuar atë se çfarë po ndodh në vendet fqinje, konkretisht në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto dy shtete, gjatë kësaj vere zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe qytetarët me votë e tyre përcaktuan qeverinë, e cila do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.
Analisti, publicisti dhe gazetari, Veton Surroi fillimisht u ndal në Mal të Zi, aty ku forcat pro-serbe dhe pro-ruse arritën të fitojnë zgjedhjet duke nxjerrë në opozitë pas 30 vitesh partinë pro-perëndimore të Milo Gjukanoviç.
Analisti Surroi tha se Dritan Abazoviç, i cili vjen nga një familje shqiptare pavarësisht deklaratave dhe premtimeve, do ta ketë shumë të vështirë, që të ndryshojë rrjedhën në shtetin fqinj të Malit të Zi.
Sipas tij, problemi kryesor për Abazoviç do të jetë vala nacionaliste dhe kjo do t’ia bëjë më të vështirë realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale. Për z. Surroi, situata në Mal të Zi nuk do të jetë shumë e qetë, por do të ketë fërkime të reja.
“Është shumë përgjegjësi e madhe, ekziston aq sa pashë nga deklarimet një vetëbesim se duke qenë ai aty pjesë e procesit mund të frenojë zhvillimet negative, por zhvillim negativ vetvetiu është fakti se kemi pas një rritje të numrit të votuesve të opozitës në sajë të veprimit të kishës Orthodokse Serbe dhe të nacionalizmit Serboman. Dhe të hipësh në pushtet në valën e nacionalizmit serboman nuk është se ti po të jesh notar i mirë mund ta frenosh valën. Vala të merr me vete. Dhe ky është një problem i madh me të cilin do të ballafaqohet zoti Abazoviç dhe të gjithë të tjerët të cilët mendojnë se kjo gjë është e mundur. Mali i Zi gjendet mes dy zgjedhjeve të këqija. Nuk është se gjendet mes dy zgjedhjeve të mira, është evidente se një stabilokraci duhet të përfundojë, por nuk është evidente që ajo duhet të përfundojë sepse kundër saj është ngritur nacionalizmi serboman”, tha ai.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, pyeti Surroin për faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili për herë të parë do të ketë në Kuvend 33 deputetë.
Ai e cilësoi si pozitive idenë e BDI-së për zgjedhjen e një kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se po të përmendej kjo para 30 vitesh, personi apo ideatori do të dënohej me burg për nxitje nacionalizmi.
“Aty kemi pasur një zhvillim, shqiptarët duhet të kishin marrë maksimumin po të ishin vendosur të gjithë së bashku në një platformë. E di që kjo tingëllon utopike gati. Utopike dhe pak nacionaliste etj, por nëse ideja themelore ka qenë që të krijohet mundësia për një kryeministër shqiptar vetë përmendja e kësaj zgjidhje, mendoj unë ka ndihmuar shumë që të konsiderohet e pranueshme, normale që një ditë të ketë një kryeministër shqiptar dhe e mira e krejt kësaj është që në debat, unë kam përvojë bukur të gjatë në Ish-Jugosllavi dhe para 30-vjetësh po të përmendej, ose para 40- vjetësh po të përmendej kryeministri Shqiptar, ideja që në Maqedoni duhet të jetë një kryeministër shqiptar, ai që do të fliste kështu do të shkonte drejt në burg; si nxitës i nacionalizmit shqiptaroman etj etj,.Sot jemi në një Maqedoni të relaksuar në të cilën përmendja e Kryeministrit Shqiptar nuk ka shkaktuar asgjë, domethënë ka ekzistuar madje një proces politik i menduar për të gjitha partitë, edhe partisë maqedonase, se ndoshta opsioni i Kryeministrit Shqiptar do të mund të vijë në rend të ditës”, shtoi Surroi.
Më tej z. Surroi u pyet për zhvillimet në rajon, ndërsa tha se faktori shqiptar po njeh rritje të ndjeshme.
“Shumë interesante, dhe për Maqedoninë e Veriut e cila për fat të mirë hyri në një proces evolutiv në të cilën pas marrëveshjes së Ohrit kemi të bëjmë me një zhvillim të dita ditës të ngritjes të pranisë shqiptare, edhe të një normaliteti në shtet”, shtoi Surroi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje