Ultimatumet e politikës, Edi Rama vendos veton për koalicionet

7 Shtator 2020 | 19:34

Ka nisur punimet sesioni i shtatë i legjislaturës së 9 të Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij në Parlament, Gramoz Ruçi vendosi ultimatumin që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të jenë të ngritura brenda 1 janarit vitit 2021, ndërsa Kryeministri Edi Rama tregoi ambiciet politike deri në muajin dhjetor.

Pas 37 ditë pushime, deputetët e Kuvendit u rikthyen në sallën e seancave plenare për të nisur kështu sesionin e shtatë të legjislaturës së 9 të Kuvendit të Shqipërisë.

Rrezet e diellit dhe bregdeti shqiptar duket se ia kanë kthjelluar mendimet parlamentarëve ku që në hapje të sesionit parashtruan detyrat që duhet të përmbushin.

Kryeparlamentari Ruçi duke treguar punën e bërë nga Kuvendit dhe punën që e presin, që nga ngritja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vijimin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, lëshoi edhe një sfidë që më shumë ngjau me një ultimatum për institucionet e drejtësisë, nga 1 janar 2020 duhet të ketë funksionale Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

I këtij mendimi ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën në seancë plenare jashtë protokollit tradicional ku diskutojnë vetëm kryetarët e grupeve, duke treguar edhe disa detyra për deputetët e tij në sallë që lidheshin që me miratimin ligjit antishpifje për të cilën tregoi që nuk është tërhequr, tek futja e Presidentit të Republikës brenda një kuadri ligjor të posaçëm.

Por pikat mbi “i” i vendosi kur erdhi puna tek ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor dhe duke hedhur poshtë çdo lloj pretendimi të opozitës jo parlamentare se koalicionet parazgjedhore nuk kanë ndryshuar si edhe për mundësinë për të hapur 100% listat. 

“Mekanizmi i koalicioneve parazgjedhore si një subjekt politik. Hapja e 100% vetëm duke garantuar ekuilibrin e kuotës gjinore. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm mos prisni hapjen e plotë të listave”, tha Rama. 

Opozita parlamentare pasi korri një fitore në ditën e fundit të muajit korrik duke ndryshuar kushtetutën, tregoi tashmë ambicien e re, hedhjen poshtë të marrëveshjes së 5 qershorit duke kërkuar depolitizim të plotë të administratës zgjedhore.

Pas prezantimit të ambicieve parlamentare, deputetët u panë goxha më të relaksuar ku atyre u ishte bashkuar edhe Enver Roshi, ligjvënësi i cili u kurua jashtë vendit për shkak se u infektua nga Covid-19.  Por vëmendjen në këtë seancë të parë nuk e mori pasi deputeti i shëruar e as ndryshimet e look-ut të disa deputetëve, por makina e re e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026