Detyrat e para të Kuvendit, “rrëzimi” i Metës dhe miratimi i Amnistisë
Pavarësisht qëndrimeve publike mbi sfidat që do të ketë ky sesion i ri parlamentar, vetë ligjvënësit miratuan kalendarin e punimeve për tre javët në vijim. Sipas dokumentit të miratuar vihet re se puna e parë për maxhorancën do të jetë shqyrtimi i tre dekreteve të Ilir Metës i cili ka kthyer për shqyrtim tre ligje, për shtetësinë, për zhvillimin rajonal dhe kohezionin si edhe ligjin për pronat shtetërore.
Dy nismat e fundit kanë bërë më shumë bujë në përplasjen institucionale presidencë kuvend në ditët e nxehta të muajt gusht ku sipas presidentit, nëpërmjet ligjit për zhvillimin rajonal dhe kohezionin parashikohet ndarja e vendit në katër rajone dhe uzurpim i kompetencave të pushtetit vendor, ndërsa për ligji për pronat shtetërore parashikon që të sanksionohet në ligj që bregdeti është pronë shtetërore e patjetërsueshme që për presidentin Meta kjo nismë ka shumë probleme nga ana kushtetuese.
Këtyre vërejtjeve të kreut të shtetit maxhoranca nuk ka pritur gjatë që ti kthejë përgjigje por në seancën plenare të 24 shtatorit prite t’ia rrëzojë pasi qëndrimi i tyre ndaj këtyre nismave nuk ka ndryshuar.
Po në këtë seancë do të kalojë edhe një ligj shumë i debatuar dhe i kritikuar si nga institucionet financiare ndërkombëtare ashtu edhe nga politika e brendshme e Tiranës. Shumica qeverisëse parashikon që të miratojë edhe amnistinë fiskale, një zotim i vetë kryeministrit Rama që u hoq nga punimet e Kuvendit në muajin korrin për tu rikthyer sërish e tani më me synimin për ta miratuar atë.
Kësisoj, pushimet e verës dhe dielli i gushtit i ka ç’lodhur mjaftueshëm deputetët që ti rikthehen menjëherë politikës tradicionale, atë të akuzave dhe konfliktit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta