Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit, thotë Petkoviç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dhënë goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe çdo bashkëpunimi tjetër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas tij, kjo ka shkaktuar zemërimi të popullit serb në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.
Për këtë, thotë ai, pritet reagimi i shtetit serb, pasi Kurti tha se nuk ka dispozita të caktuara në marrëveshjen e Brukselit, si dhe pas shkarkimit të drejtorit të drejtorisë rajonale të policisë për veriun, Nenad Gjuriç.
“Populli ynë është i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur të drejtën e tij për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre. Presidenti Vuçiç u tha atyre se ai i kupton ata dhe vuri në dukje të gjitha pasojat nëse shpërbëhet Marrëveshja e Brukselit. Ata thanë se e kuptojnë presidentin, por jo ata duan që asnjë serb të mos largohet nga Kosova dhe Metohia”, theksoi Petkoviç.
Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar planin – që pritet të zgjasë deri më 21 prill – për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës.
Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin
Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës