Kryetari më i mirë i Bashkisë Tiranë? Kë zgjedh Këlliçi mes Bashës, Ramës e Veliajt

4 Nëntor 2022 | 19:47

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë Belind Këlliçi tha se mes Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Basha zgjedh këtë të fundit si kryebashkiaku më i mirë i kryeqytetit pas viteve 1990.

I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Këlliçi theksoi se Basha në 4 vite dha 80 leje ndërtimi ndërsa Veliaj jep 100 leje në muaj.

“Nuk di t’ua ndajë këtë pjesë. I fundit që më vjen në mendje është Erion Veliaj. Edi Rama nisi procesin e betonizimit të Tiranës me 11 vitet që drejtoi Bashkinë. Edhe pse Basha i ka bërë shumë pak dëm Tiranës, unë prapë nuk e rendis te një ndër më të mirë. Ai ka dhënë vetëm 80 në 4 vit, ndërsa Erion Veliaj jep 100 leje në muaj.

Zoti Brojka ka drejtuar Bashkinë në periudhën më të vështirë. Nuk e di nëse mund të konsideroj Tomorr Malasi si një nga titullarët e parë në vitet ’90. Do përzgjidhja Brojkën dhe Malasi.  Midis të Bashës, Ramës dhe Veliajt zgjedh Bashën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023