Serbia s’mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë, thotë Sveçla

4 Nëntor 2022 | 20:03

“Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë”.

Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë fjalës së tij në Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.

Sveçla ka theksuar se invazioni i pa provokuar dhe i padrejtë i Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar në gjithë botën arkitekturën e sigurisë, si dhe ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe asesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.

“Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Evropë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si Ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026

Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë...
19:02 | 20/07/2026