Finlanda me çmimet më të larta të pijeve alkoolike në BE

8 Shtator 2020 | 08:17

Vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian kanë çmimim deri dyfish më të lartë të pijeve alkoolike krahasuar me shtetet e tjera të unionit.

Të dhënat e mbledhura nga Eurostat për vitin 2019 nga indeksi i çmimeve të pijeve alkoolike (birra, verë dhe pijet me ngjyrë), tregon se Finlanda ka çmimin më të lartë të alkoolit.

Finlanda ka çmime rreth dy herë më të larta se mesatarja e BE-së dhe rreth 2.5 herë më të larta se Rumania, e cila ka çmimet më të ulëta.Eurostat/Çmimet e alkoolit në BE.

Lista e vendeve me indeksin më të lartë vijon me Irlandën, Suedinë, Greqinë, Danimarkën, Estoninë dhe Maltën, ndërsa nga vendet me çmime më të ulëta, krahas Rumanisë, renditen Bullgaria, Hungaria dhe Çekia.

Sipas portalit të njohur të të dhënave të vetëgjeneruara Numbeo, çmimi i alkoolit në Finland varion nga 2.5-12 euro, ndërsa në Rumani ky raport është nga 0.5-7 euro.

Indeksi i çmimit është një e dhënë krahasuese e nxjerrë në raport me një mesatare, për shembull mesatarja e 27 vendeve anëtare, e cila në këtë rast si indeks merret si shifër 100. Nëse indeksi përkatës për një shtet është më i lartë se 100 do të thotë se çmimi është më i madh, dhe e kundërta nëse është më i vogël.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbi 11.4 milionë biçikleta u prodhuan në BE gjatë vitit 2019, vazhdon të bjerë prodhimi italian

Makinat elektrike, BE rrit ndjeshëm eksportet, mbi 8 miliardë euro të ardhura vetëm në vitin 2019

Cili është vendi që prodhon më shumë akullore në BE?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026