Rrëmbyen 70 turistë në shenjë proteste, banorët në Peru kundër qeverisë

5 Nëntor 2022 | 11:36

Indigjenët në rajonin e Amazonës në Peru kanë rrëmbyer një grup turistësh prej 70 personash, peruan dhe të huaj, për të protestuar pas derdhjes së naftës në lumin Kuniniko.

Watson Trujillo, lideri i komunitetit, tha se me atë veprim duan të tërheqin vëmendjen e qeverisë që nuk i ka ndihmuar.

Në mesin e turistëve, të cilët u ndaluan teksa udhëtonin me anije lumore, ka shtetas të Francës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Zvicrës, raporton Guardian.

Trujillo tha se grupi i tij kishte marrë një “masë radikale” për t’i bërë presion qeverisë për të dërguar një delegacion për të vlerësuar dëmin mjedisor nga derdhja e naftës së papërpunuar prej 2,500 tonësh në lumin Kuniniko.

Ai shtoi se turistët e ndaluar do të kalojnë natën në anije ndërsa presin zgjidhjen e situatës. Trujillo tha se do të kthehej në anije të premten për të shqyrtuar nëse do t’i lironte ata.

Qeveria dhe policia nuk komentuan ngjarjen e ndodhur në një degë të lumit Marajon.

Komunitetet indigjene më parë bllokuan tranzitin e të gjitha anijeve në lumë në shenjë proteste kundër derdhjes, e cila shkaktoi këputjen e tubacionit të naftës Norperuano.

Më 27 shtator, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore në rajon, i cili është shtëpia e komuniteteve Kuniniko dhe Urarinas dhe ku jetojnë rreth 2,500 indigjenë.

Tubacioni Norperuano 800 kilometra i gjatë, në pronësi të kompanisë shtetërore Petroperu, u ndërtua katër dekada më parë për të transportuar naftë bruto nga rajoni i Amazonës në Piura.

Sipas Petroperu, derdhja ishte rezultat i një prerjeje të qëllimshme të tubacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026