Dështon protesta e biznesit të vogël, shoqata bëri thirrje për ulje qepenash

5 Nëntor 2022 | 17:33

Bizneset e vogla dhe të mesme në Tiranë nuk iu përgjigjën ftesës për protestë të Shoqatës.

Nga një vëzhgim i Euronews Albania në terren, aktiviteti tregtar vijoi si normalisht në të gjithë kryeqytetin.

Ajo që ndryshonte në krahasim me ditët e javës ishte më pak qarkullim mjetesh e njerëzish, prej faktit që është fundjavë dhe për dallim nga fundjava e kaluar moti me shi.

Pjesa tjetër e atmosferës në rrugët dhe bizneset e Tiranës nuk krijonte përshtypjen e një dite proteste e revolte ndaj Qeverisë.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ftoi sipërmarrësit që të ulin qepenat në shenjë proteste kundër paketës fiskale të propozuar nga Qeveria.

Shoqata kundërshton sidomos propozimin për të përfshirë në taksimin progresiv të vetë punësuarit, që janë të regjistruar si subjekt fizik që nuk paguajnë TVSh për xhiron nën 10 milion lekë dhe Tatim Fitim nën xhiron 14 milion lekë.  

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026