Çmimi i energjisë, Rama: Shteti mburojë për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit deklaroi se qeveria do vazhdojë që të jetë mbrojë për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë.
“Vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimin për konsumatorin, apo janë duke i rritur. Ne i kemi qëndruar idesë që do i bëhemi mburojë konsumatorit familjar dhe biznesit të vogël. E kemi adresuar krizën me një reformim të skemës së furnizimit dhe deri tani jemi besimplotë se deri në qershor, ndërkohë që parashikojmë një efekt lehtësues rreth muajve mars dhe prill”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se në këto 2 ditë të fundvitit do i mundësojnë Kosovës energji elektrike, në mënyrë që në këtë shtet të mos ketë ndërprerje.
“Jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë furnizimin me energji për qytetarët dhe kompanitë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime dhe pa rritje çmimesh dhe t’i japim Kosovës mundësinë që dy ditët që ndajnë vitet dhe janë një festë popullorë të kenë furnizim të pandërprerë me energji. Duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi”, tha ai.
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje