Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ, opozita e bashkuar cakton Oerd Bylykbashin në Komisionin Parlamentar
Opozita e bashkuar ka zgjedhur Oerd Bylykbashin si përfaqësues në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kështu, opozita zgjodhi t’i përgjigjet brenda afatit letrës së kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi, i cili një ditë më parë kërkoi ngritjen e komisionit të posaçëm që do të zgjedhë KQZ-në e re.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, njoftoi zyrtarizimin e Bylykbashit si përfaqësues të opozitës.
“Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020’, thuhet në letrën dërguar kryeparlementarit Ruçi.

Në bazë të ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë 12 anëtarë dhe përbëhet nga 3 hallka: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Rregullatori dhe Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve.
Kësisoj, brenda 19 tetorit do të jenë përzgjedhur të gjithë anëtarët e KQZ-së në bashkëpunim me Partinë Demokratike, e cila tashmë e ka një përfaqësues në komision ku do të përzgjedhë anëtarët e tri hallkave të reja të administrimit zgjedhor.
Nga opozita parlamentare anëtarë të këtij komisioni do të jenë Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, ndërsa kryetari i tij do të jetë Damian Gjiknuri. Ndërkohë që ende nuk janë zyrtarizuar dy emrat e tjerë nga mazhoranca.
Lexoni gjithashtu:
Nis gara për KQZ, Kuvendi publikon thirrjen, partitë fillojnë punën për emrat
Botohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sfida e ardhshme KQZ-ja e re
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh