Juniku: Dyshojmë se personi që kërcënoi aktoren është një nga familjarët e vajzave
Aktorja Kaltrina Zeneli, e cila publikoi videon ku dhunohet e moshuara Minire Nura është kërcënuar.
Ndërkohë prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me çështjen e dhunimit të së moshuarës Minire Nura para pak ditësh në azilin “Orenda” në Pejë, në një intervistë për “Review” në Euronews Albania, tha se dyshojnë se kërcënuesi është një nga familjarët e vajzave të arrestuar.
“Ne për një kërcënim të tillë kemi njoftuar dhe kolegët në Prokurorinë Themelore në Prishtinë duke qenë se kërcënimi është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale. Dyshojmë se kërcënuesi është dikush nga familjarët e vajzave”- tha ai.
Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër.
Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet