Si është jeta në azil? Të moshuarat tregojnë eksperiencën e tyre

5 Nëntor 2022 | 22:19

Të moshuarat në azilin “Ndajmë dashuri” kanë treguar eksperincat e tyre për emisionin “Review” në Euronews Albania.

Ata janë shprehur se fëmijët jetojnë larg dhe kanë qenë të detyruar të shkojnë në azil.

Njëra prej tyre tregoi se ka 6 fëmijë dhe njëri prej tyre nuk I flet që prej 28 vitesh.

“E kam parë më të favorshëm  të rrija këtu. Rri me shoqet. Fëmijët fillimisht nuk e pritën mirë, por u thashë do rrija këtu. Megjithatë vijnë më vizitojnë. Kam kaluar shumë mirë këtu. Kam bërë 3 vite e gjysmë këtu”

“Kam 28 vite që jetoj vetëm. Jam divorcuar nga bashkëshorti dhe fëmijët i ka mbajtur bashkëshorti. Kam 6 fëmijë, njëri nuk më flet. 28 vite pa folur me djalin. I kam bërë të gjitha vetë kur isha në Elbasan. Këtu në azil jetoj që 5 vite. Këtu erdha mbështeta kokën, jetoja në kushte shumë të vështira. Nuk kisha ku të shkoja.

“Isha vetëm në shtëpi, djali iku në Amerikë, donte të më merrte por nuk shkova. Flas me djalin”

“Kam një vajzë në Kanada. Isha e detyruar të vija këtu”- u shprehën ato.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026