Pronari i azilit: Çfarë më tha infermierja një ditë para publikimit të videos

5 Nëntor 2022 | 21:28

Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhunua e moshuara Minire Nura, tha se infermierja e cila e dhunoi, Aurona Pelaj, një natë më parë kishte dhënë dorëheqje me arsyen se do fillonte masterin.

Në një intervistë për ‘Review’ në Euronews Albania, ai tha se kanë një rregullore për pranimin e infermiereve të reja në punë, ndërsa shtoi se punonin 8 orë në ditë.

“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën.

Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”- u shpreh ai.

Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.

“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë.  Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”- tha ai.

Pas pamjeve të rënda që qarkulluan në rrjetet sociale, ku disa punonjëse dhunonin një të moshuar në qendrën sociale “Orenda” në Pejë të Kosovës, është marrë vendimi për heqjen e licencës së këtij subjekti.

Sipas vendimit të Komisionit Licencues, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor duhet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026

“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh

Gazetari Sokol Brahaj ka raportuar nga Turqia mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s, që do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara. Brahaj ka cilësuar...
21:41 | 05/07/2026

Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak

Artur Meçollari, ish-komandant i marinës shqiptare ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me Samitin e NATO-s i cili do të mbahet më 7-8...
21:03 | 05/07/2026