Napoli fiton në Bergamo, në Gjermani triumfojnë Bayerni dhe Dortmundi
Napoli ka regjistruar fitoren e 11-të në kampionat, teksa kundërshtari i radhës ishte Atalanta. Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa bergamaskët shënuan të parët me Ademola Lukman në minutën e 19.
4 minuta më pas, Napoli u përgjigj me Osimhen, ndërsa goli i fitores u realizua nga Elmaz.
Ndjekësi më i afërt i napoletanëve, pikërisht Milani mori një fitore në limitet e kohës përballë Specias. Hernandez zhbllokoi rezultatin për kuqezinjtë, ndërsa Maldini solli baraspeshën e përkohshme. Një minutë para fundit të kohës së rregullt mendoi i përhershmi Giroud, që shënoi një gol të bukur dhe i dha Milanit 3 pikët.
Në Gjermani, Dortmundi dhe Bayern regjistruan rezultate pozitive këtë fundjavë. Verdhezinjtë fituan 3-0 ndaj Bochumit në shtëpi, ndërkohë rivalët e Bayernit të Mynihut mposhtën Herthën 2-3. Aktualisht Bundesliga udhëhiqet nga bavarezët me 28 pikë, më pas vjen Union Berlin, Dortmund dhe Freiburg. Gara këtë sezon është e fortë, teksa duket se problem po hasin dhe favoritët e kampionatit gjerman.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet