Milani spektakolar ndaj Salzburgut, Juventus mposhtet sërish nga PSG
Milani ka siguruar kualifikimin më tej në Champions League, pas një fitore spektakolare ndaj Salzburgut.
Kuqezinjtë triumfuan në San Siro me rezultatin 4-0, duke mos vënë aspak në diskutim fitoren. Zhiru ishte heroi i milanezëve me dy gola dhe sy asiste. Çelsi po ashtu bëri detyrën ndaj Dinamos së Zagrebit duke blinduar vendin e parë.
Në grupin H nuk pati surpriza, PSG mposhti Juventusin në Torino me rezultatin 1-2, ndërkohë të njëjtën gjë bëri dhe Benfika përballë Makabit.
Portugezët fituan me rezultatin e thellë 1-6 në Izrael, duke u renditur në vendin e parë në grup. Në grupin G, Mançester Siti konfirmohet si kokë grupi, teksa mundi Sevijan me kthim rezultati. Dortmund-Kopenhagen u ndal në barazimin 1-1.
Reali i Madridit dhe Leipzig janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara për në fazën me eleminim direkt. Madrilenët fituan 5-1 përballë Selltikut, ndërkohë ekipi gjerman I bëri një surprizë jo të këndshme Shaktarit, duke e mposhtur 0-4 në përballjen e luajtur në Varshavë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve