33 kg kokainë me bananeve në portin e Durrësit, lihen në burg 3 të arrestuarit
Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest ne burg 45 ditë për të tre të arrestuarit lidhur me sasinë prej 33 kg kokainë të kapur 2 ditë më parë në portin e Durrësit.
Në kuadër të operacionit “Again”, u arrestuan shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj, Artur Sevdaraj, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim Trifon Murataj, 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.
Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 3 vite, 1.5 ton kokainë e sekuestruar në portin e Durrësit
- Mbi 33 kg kokainë, arrestohet administratori, në kërkim presidenti i kompanisë
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet