Qytetet ukrainase në errësirë, rusët po plaçkitin gjithçka, edhe objekte fetare

6 Nëntor 2022 | 13:19

Sulmet ruse ndaj termocentraleve kanë lënë shumë rajone në mëshirën e ndërprerjeve të energjisë.

Në terr është edhe kryeqyteti, Kiev. Dronët iranianë kanë qenë të rëndësishëm në këto sulme.

“Sot ka pasur mesazhe nga Irani, nga përfaqësues zyrtarë. Ata vendosën të pranojnë se kanë furnizuar drone për terrorin rus”, shprehet Zelensky

Kievi nuk i beson shpjegimet e Teheranit se ato i janë dhënë Rusisë përpara sulmit në kryeqytetin ukrainas.

Në Kherson, autoritetet e emëruara nga Rusia vazhdojnë të shumëfishojnë thirrjet e tyre për evakuimin, ukrainasit nga ana tjetër flasin për deportim të civilëve.

Gjithashtu, po shumëfishohen raportet se rusët gjatë largimit e tyre po plaçkitin qytetin, duke marrë autoambulanca, traktorë dhe makina private. Bashkë me to, edhe objekte historike dhe fetare. Ekspertët ushtarakë spekulojnë se Rusia tashmë mund të përgatitet të braktisë bregun perëndimor të lumit Dnipro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026

Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Lidhja e internetit ra ndjeshëm në të gjithë Venezuelën të mërkurën, përfshirë kryeqytetin Karakas, pasi tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme dëmtuan infrastrukturën e energjisë dhe...
08:44 | 25/06/2026

Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100...
08:32 | 25/06/2026