‘Në kamp kishte përplasje me armë’, gazetari: Një shqiptar hapi gropë brenda çadrës
Gazetari Eraldo Harlicaj thotë se në kampet e emigrantëve në Dunkirk të Francës, të cilët donin të kalonin me gomonë në Britaninë e Madhe, kishte përplasje me armë mes kurdëve dhe arabëve, të cilët kontrollonin çadrat.
Në një intervistë për Euronews Albania, Harlicaj, i cili vendosi të bëjë këtë udhëtim në rolin e gazetarit, nënvizoi se një shqiptar, hapi një gropë brenda në çadrë për t’iu shpëtuar plumbave.
“Një pjesë e tyre nuk e dinin se sa e vështirë ishte rruga edhe kampi. Në kamp atje ka dyluftime me armë, nga kurdët, nga arabët, për territore. Çdo natë kishte dyluftime me armë, ishte terrorizuese. Mbaj mend një djalë që e kisha në çadër afër, mori një lopatë dhe hapi një gropë.
Brenda në çadër hapi një gropë dhe flinte në gropë, sepse kishte grikë nga plumbat që kalonin. Kishte çadra që ishin shpuar nga plumbat. Ka pasur të plagosur, rreth 9 të plagosur, por jo shqiptarë. Maksimalisht kishin familje që rrinin dy javë, në varësi të motit.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta