Lëvizja e fundit e Prishtinës shkaktoi zemërimin e serbëve në Kosovë, sipas Vuçiçit

6 Nëntor 2022 | 16:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Vuçiç i ka shpjeguar zyrtarit italian, qëndrimin e Beogradit lidhur me zhvillimin e fundit të situatës në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.

Ai tha se Serbia do të sillet seriozisht dhe me përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilin Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme.

“Hapi i fundit i tillë i papërgjegjshëm i Prishtinës shkaktoi zemërimin e serbëve nga veriu i Kosovës dhe Metohisë”, theksoi Vuçiç.

Serbët kanë mbajtur një tubim këtë të diel në veri të Mitrovicës, ku kanë kënduar këngë nacionaliste dhe himnin e Serbisë.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se serbët përmes dorëheqjeve nga institucionet e Kosovës, janë duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026