SHBA inkurajon Ukrainën që të jetë e hapur për bisedime me Rusinë
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrainën që të japë sinjale se është e hapur për të negociuar me Rusinë.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja amerikane, Washington Post.
Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se Moska është duke e përshkallëzuar luftën dhe nuk është serioze në angazhim për bisedime të paqes.
Gazeta ka cituar burimet e saj të kenë thënë se kërkesa e zyrtarëve amerikanë nuk synon që ta shtyjë Ukrainën në tavolinën negociuese, mirëpo është përpjekje që Kievi të ruajë mbështetjen e kombeve tjera.
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas e kanë pranuar se qëndrimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të mos pranuar negociata me presidentin rus, Vladimir Putin, ka rritur shqetësimet në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, pasi lufta është duke ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimit dhe gazit.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta