Studimi/ Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotja

8 Shtator 2020 | 15:22

Një studim i publikuar së fundmi nga Agjencia Evropiane e Mjedisit thotë se, ndotja është shkaktare për një në tetë vdekje të ndodhura në kontinent. Ajri, zhurmat, uji dhe ekspozimi ndaj kimikateve kontribuon në 13% të të gjitha vdekjeve.

Studimi ku kanë marrë pjesë 39 vende Evropiane thotë se, më të prekurit nga ndotja janë komunitetet e varfra dhe vulnerable.

Agjencia me bazë në Kopenhagën bën me dije se, gjatë vitit 2012 ka pasur në total 630 mijë vdekje të parakohshme që i atribuohen faktorëve të mjedisit. Çdo vit, ajri i ndotur u merr jetën rreth 400 mijë personave.

Elementi pozitiv që vë në pah raporti është se, numri i vdekjeve nga ajri i ndotur është ulur nga 1 milion që ishte në vitin 1990 dhe përveç cilësisë së ajrit është përmirësuar dhe cilësia e ujit në të gjitha vendet.

Por, raporti veçon një diferencë të madhe mes vendeve Perëndimore dhe Lindore. Për qindja e vdekjeve nga faktorët e mjedisit shkon nga 9% në vendet si Norvegjia dhe Islanda dhe arrin deri në 23% dhe 27% qnë Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë. Në BE, përqindjen më të lartë të vdekjeve nga ndotja është në Rumani me 19%.

Në terma më të thjeshtë, nëse në Islandë për shkak të mjedisit vdesin 35 persona në 100 mijë banorë, në Shqipëri ky numër arrin deri në 172 persona për 100 mijë banorë. Sa i takon vendeve të BE-së, përqindja më e lartë është në Rumani, kurse më e ulëta në Suedi.tabela

Për të lexuar raportin e plotë klikoni KETU

 

Lexoni gjithashtu:

Një në tetë vdekje në Europë si pasojë e ndotjes së mjedisit

Pandemia na njohu me mjedisin e gjallëruar, tani është koha ta bëjmë të qëndrueshme ruajtjen e tij

Ened Mato: Dy masat që sjellin përmirësim afatgjatë të ajrit në Tiranë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026