Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi, ndërsa procesi monitorohet nga mësues administratorë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe vlerësues të testeve. Nxënësit duhet të paraqiten në orën 08:30 dhe provimi zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00.
Ministria ka bërë të ditur gjithashtu rregullat e procesit, përfshirë ndalimin e telefonave celularë dhe pajisjeve smart gjatë testimit, si dhe detyrimin për t’u pajisur me mjet identifikimi dhe materialet bazë të lejuara.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi për të gjithë nxënësit që i nënshtrohen provimeve, si dhe për mësuesit dhe stafet që po ndjekin mbarëvajtjen e procesit.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit