Vendimi i çuditshëm i qeverisë, telefonata pa limit për brenda dhe jashtë vendit për Ramën, Metën e Ruçin
Qeveria Shqiptare ka miratuar një vendim sipas të cilit parashikon se nga buxheti i shtetit do të rimbursohen shpenzimet celulare për disa funksionarë shtetërorë, duke nisur nga presidenti e deri tek sekretari i përgjithshëm nëpër institucionet shtetërore.
Sipas këtij vendimi, për presidentin, kryeministrin dhe për Kryetarin e Kuvendit parashikohet që nga buxheti i institucionit përkatës, të mbulohen të gjitha shpenzimet për telefonata pa asnjë limit, si për thirrjet brenda vendit ashtu edhe për ato jashtë vendit duke përfshirë këtu edhe shërbimin roming.
Po këto shërbime, por me limit financiar që fillon nga 4 mijë lekë në muaj deri në 40 mijë lekë në muaj, do të ofrohen edhe për zyrtarë të tjerë, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm në Ministri e deri tek këshilltarët që janë në të njëjtin rang page.
Interesant në këtë VKM të qeverisë është fakti se totali i shpenzimeve për telefoninë celular nuk duhet të jetë më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për vitin buxhetor përkatës.
Por, nga ky kufizim përjashtohen institucionet e pavarura më një numër jo më shumë se 100 punonjës duke lënë të hapur se këto shpenzime mund të jenë edhe më të larta.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal