‘Shkoi të merrte hekura dhe jo kokainë’, babai i Gentian Malindit hedh poshtë akuzat
Ilir Malindi, i ati dhe avokati i Gentian Malindit thotë se djali i tij nuk është porositësi i sasisë prej 137 kg kokainë nga Ekuadori, që u kap në Portin e Durrësit në vitin 2019.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai u shpreh se Gentiani ndodhej atë natë me një nga punonjësit e sigurisë portuale, i cili u arrestua dhe me një punëtorin e tij, të komunitetit rom.
Sipas Ilir Malindit, punëtori kishte fshehur disa hekura të anijeve dhe ata shkuan për t’i marrë dhe mohoi faktin se Gentiani ndodhej aty për sasinë e kokainës.
“Në datën 19 shtator të 2019-ës, policia konstatoi rreth orës 20:00, që ishin hapur kapakët e një frigoriferi të kontejnerit dhe ishin marrë rreth 22 pako. Autori nuk dihet se kush është. Edhe në Shkëmbin e Kavajës u gjetën të flakura. Filloi një operacion i madh për kërkimin, rezultoi fillimisht me arrestimin ose ndalimin e punonjësve e sigurisë portuale, një ndër to, Ardian Bega.
Ai kishte qenë atë ditë me djalin tim dhe me një punëtorin e djalit tim, rom i cili kishte fshehur disa hekura pasi kishte lyer anijen. Kanë shkuar, kanë hyrë në sheshin e kontejnerëve, në një kohë që tekniku i frigoriferëve të kontejnerëve, Ermir Kuçi konstatoi hapjen e tyre dhe arriti në kontejnerët. Prokuroria nuk ka prova”, theksoi ai.
46-vjeçari Gentian Malindi u vu në pranga dy ditë më parë, pasi u lokalizua se po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës, në Vorë.
Ai ishte në kërkim që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori, sasi droge që u kap në Portin e Durrësit.
Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta