‘Hakmarrje politike se kritikova Ramën’, flet babai dhe avokati i Gentian Malindit

29 Tetor 2022 | 11:27

Ilir Malindi, babai dhe avokati i Gentian Malindit i arrestuar si porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori 2 vjet më parë, tha se kundër djalit të tij nuk ka asnjë prove dhe e gjitha është një skenar politik.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO që e la në burg 46-vjeçarin, Malindi u shpreh se djali i tij është i pafajshëm dhe se luftoj deri në Strasburg dhe të gjitha shkallët e drejtësisë për këtë shkelje që është bërë sipas tij.

“Është një skenar politik se unë shpesh herë e kam kritikuar kryeministrin Edi Rama. Ai përmes Ardi Veliut u hakmor ndaj djalit tim. Nuk ekziston asnjë provë. Është një inskenim i plotë i SPAK që është pjesë e politikës shqiptare. Ne do të luftojmë deri në Strasburg, të gjitha shkallët e drejtësisë për këtë shkelje që është bërë”, tha Malindi.

46-vjeçari Gentian Malindi u vu në pranga dy ditë më parë, pasi u lokalizua se po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës, në Vorë.

Ai ishte në kërkim që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori, sasi droge që  u kap në Portin e Durrësit.

Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026