Borell për BP: duhet të ndihmojmë për të shmangur çdo konflikt të ri në Evropë
Në një kohë kur lufta në Ukrainë po vazhdon, “ne duhet të ndihmojmë për të shmangur çdo konflikt të ri në Evropë”, theksoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, duke iu referuar Ballkanit Perëndimor.
“Në muajt e fundit kemi parë tensione të përsëritura mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për çështjen e targave. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë një hap historik përpara për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, nënvizon Borell.
Përveç kësaj, ai thekson se meqenëse Putini nuk ka arritur të pushtojë Ukrainën, ai padyshim tani synon të terrorizojë popullsinë ukrainase dhe të shkatërrojë vendin.
“Rusia nuk duhet të përdorë një pretekst tjetër për të hequr dorë nga detyrimet e saj. Nuk është e pranueshme të përdoret ushqimi dhe uria si armë lufte”- ka thënë ai.
Josep Borrell foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me Kinën.
“Për BE-në, Kina mbetet, në të njëjtën kohë, një partner kryesor ekonomik, një konkurrent i përgjithshëm. Megjithatë, rivaliteti dhe konkurrenca janë gjithnjë e më të dukshme. Ne duhet të menaxhojmë konkurrencën me Kinën në të gjitha fushat, dhe në të njëjtën kohë të synojmë bashkëpunimin konstruktiv aty ku është e mundur dhe në interesin tonë. Kjo përfshin sfidat globale si paqja dhe siguria, shëndeti global, klima dhe kriza e biodiversitetit dhe ruajtja e burimeve natyrore”- është shprehur ai, raportojnë mediat e huaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)