‘S’ka presione, por rekomandime’, Balla: Do nxjerrim draft final me BE për amnistinë

7 Nëntor 2022 | 11:38

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Bashkimi Evropian nuk i ka bërë presion Shqipërisë për amnistinë fiskale, por ka dhënë rekomandime.

Në një deklaratë për mediat, Balla bëri të ditur se do të punohet me ekspertë të BE-së, për të konsoliduar një draft final që i adreson rekomandimet e tyre.

“Shqipërisë, Kuvendit të Shqipërisë dhe populit shqiptar nuk i bën dot askush presione. Nevoja për një amnisti fiskale është çdo ditë dhe më shumë e më e madhe. Në kushtet e luftës, na duhet të sigurojmë të ardhurat shtesë, ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët e Bashkimit Evropian, për të konsoliduar një draft final që i adreson rekomandimet e tyre. Nuk ka presion, ka rekomandime të cilat gjithmonë merren në konsideratë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026

“Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar si një arritje të mirë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Gjatë...
20:06 | 14/07/2026

Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana...
17:44 | 14/07/2026