“Më 14 maj do votohet në 61 bashki”, Balla: S’ka ndryshime në ndarjen territoriale

7 Nëntor 2022 | 11:26

Të hënën Partia Socialiste njoftoi se në zgjedhjet e 14 majit do të votohet në 61 bashki, pra se nuk do të ketë asnjë ndryshim në ndarjen territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i pyetur për raportet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrative Territoriale deklaroi se nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime ligjore.

“Komisionet e Posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimore. Komisionet e posaçme votojnë projektligjet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”, deklaroi Balla para mediave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026