Avokati: Lefter Koka është sëmurë, ka pasur kohë mjaftueshëm për hetimin
Avokati i Lefter Kokës Julian Mërtiti tha në një deklaratë për mediat se ka pasur kohë mjaftueshëm për të hetuar Lefter Kokën.
Tashmë që kanë kaluar 10 muaj, ai e konsideron të padrejtë mbajtjen e tij në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Seanca e ardhshme është më datë 7 nëntor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë”, tha ai.
Masa për ish-ministrin do të merret më 7 nëntor.
Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka.
Një masë më e butë sigurie Kokës iu refuzua edhe nga Gjykata e Lartë në 6 tetor, në të njëjtën ditë kur GJKKO liroi në arrest shtëpie ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
Ndaj Lefter Kokës janë në fuqi dy masa sigurie arrest me burg, si për inceneratorin e Fierit ashtu dhe atë të Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë