Balla: Berishës dhe Metës s’duhet t’i shkojë askush nga mbrapa, duan destabilizim
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka lëshuar akuza në drejtim të kryedemokratit, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat, Balla deklaroi se ata duan destabilizimin e Shqipërisë, teksa Kosova përballet me tensione në veri dhe Evropa kërcënohe nga lufta në Ukrainë.
Sipas tij, qytetarët nuk duhet ta përkrahin aleancën e tyre.
“Ndërsa ne përballemi me këtë situatë të vështirë, Evropa është në kërcënimin e një lufte, ajo që bie në sy, është përpjekja e një aleance të vjetër mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për të dëmtuar interesat e Shqipërisë.
Fakti që jemi në një situatë të vështirë në Kosovë, opozita në Shqipëri kërkon destabilizimin e vendit. Mendoj që është në dobi të interesit kombëtar, që Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk duhet t’i shkojë më askush nga mbrapa”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë