Bajram Çerkinaj: Pa presion ndërkombëtar Serbia s’do t’i tregojë kurrë se ku i ka çuar të zhdukurit

9 Shtator 2020 | 06:07

Kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve” Bajram Çerkinaj mbetet skeptik për sa i përket çështjes së të zhdukurve, pavarësisht se pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe ndërmjetësimit të Brukselit, Serbia është zotuar të angazhohet më tepër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çerkinaj tregoi se pritja për 20 vite për zbardhjen e rasteve të të zhdukurve dhe mënyra se si po zhvillohen bisedimet me Serbinë e ka bërë atë pesimist për ndonjë zhvillim pozitiv.

“Brukseli bisedon bukur dhe gjatë, por nëse bashkësia evropiane pret që Serbia të tregojë [vetë] vendet se ku i ka çuar [të zhdukurit] 300-400 kilometra larg Kosovës, për t’i fshehur gjurmët e masakrave që ka bërë… ajo s’do t’i tregojë kurrë. Pa ndonjë presion ndërkombëtar nuk ka shpresë dhe mendoj se asnjëherë nuk do të tregojnë se ku i çuan të dashurit tanë,” – tha Çerkinaj, i cili ishte i mendimit se udhëheqësit kosovarë duhet të jenë më këmbëngulës për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje.

Çerkinaj tregoi se familjarët e të zhdukurve nuk kanë shumë informacione rreth zhvillimeve të fundit në bisedimet me Kosovës. Ai tha se përveç deklaratave dhe lajmeve të përcjella nga mediat nuk kanë informacione të plota rreth diskutimeve me Serbinë.

“Atje në Uashington ata [udhëheqësit kosovarë] e përmendën, por nuk dimë asgjë se çfarë u tha në bisedime, më pas prej Uashingtonit palët shkuan në Bruksel… ende nuk kemi asnjë informacion se çfarë u diskutua, dimë vetëm se vullneti i dy palëve është që të zbardhet fati i të pagjeturve,” – tha Çerkinaj.

Kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, i cili vuan humbjen e djalit të tij nga Lufta në Kosovë, tha se familjarët e të pagjeturve kanë mundur të mbledhin në 21 vite dokumente, dëshmi dhe fakte duke grumbulluar kështu emrat e komandantëve që mund të kenë diktuar ekzekutimet, rrëmbimet dhe zhdukjet. Madje në disa raste dihen edhe se kush kanë qenë ekzekutorët.

“Dokumentet dhe dëshmitë na janë kërkuar shumë herë gjatë këtyre viteve dhe personalisht mund të them se vetë kam dhënë mbi 50 herë deklarata e asnjë përgjigje nuk kam,” – u shpreh Çerkinaj, i cili tregoi më pas historinë e djalit të tij, i cili u zhduk bashkë me 8 persona të tjerë, të cilët ishin nisur për t’iu bashkuar forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas shifrave zyrtare, Kosova numëron 1640 të pagjetur, nga 6057 sa ishin pas lufte. Ata janë nga të gjitha etnitë, por mbi 70% e tyre janë shqiptarë. Nga 1640 persona ende të pagjetur, 110 janë fëmijë nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

 

Lexoni gjithashtu:

Shpresë për të pagjeturit, pas marrëveshjes në Uashington rriten shpresat e familjarëve të 1640 të zhdukurve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026