Mijëra refugjatë largohen për t’i shpëtuar zjarrit masiv në kampin Moria
Mijëra refugjatë janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar një zjarri masiv që ka rënë në kampin Moria në ishullin Lesbos në Greqi.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase gjatë së mërkurës.
Rreth 12,500 persona jetojnë në kampin Moria dhe zonën përreth ku ishin vendosur dhe masa shtrënguese pasi një somalez kishte rezultuar pozitiv me coronavirus.
“Zjarri nisi brenda kampit dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të tij. Janë mbi 12 mijë refugjatë që tashmë po mbikëqyren nga policia në autostradë” tha për Skai radio Stratos Kytelis, kryetari i bashkisë së qytetit më të madh në ishull.
“Është një situatë shumë e vështirë sepse disa prej atyre që banonin në zonën përreth janë persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”.
Nuk ka raportime për të lënduar.
Zjarri ka nisur gjatë mbrëmjes, thanë për Associated Press autoritetet vendase, duke shtuar se shkaku i zjarrit mbetet i paqartë. Ata nuk kanë konfirmuar disa raportime se zjarri kishte qenë i qëllimshëm në shenjë proteste kundër masave shtrënguese por thanë se zjarrfikësit kanë hasur rezistencë nga disa refugjatë.
Autoritetet shëndetësore thanë gjatë së martës së 35 persona janë konfirmuar si mbartës të virusit pas një testimi masiv në ambientet e kampit të mbipopulluar.
Lexoni gjithashtu:
Kampi i mbipopulluar në Greqi vihet në karantinë pas rastit të parë me COVID-19
Trafiku i emigrantëve, rihapja e kufijve në Ballkan rikthen lëvizjet
Të paguash që emigrantët të kthehen në shtëpi: Si po dështon skema e Kthimit Vullnetar të BE
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës