Buxheti, plus 80 mln eurot nga BE/ Votohen në parim tre ligjet e paketës fiskale

7 Nëntor 2022 | 14:57

Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim ndryshimet në tre ligjet e paketës fiskale dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Votimi i hap rrugë diskutimeve nen për nen, ku mes ndryshimeve në projektbuxhet do të reflektohet edhe granti prej 80 milionë eurosh i Bashkimit Europian për energjinë.

SINKRON DELINA IBRAHIMAJ – “BE do të alokojë një grant prej 80 milion euro për mbështetjen për energjinë elektrike, kur të bëjmë rishikimin nen për nen do të duhet që të pasqyrojmë edhe këtë element”.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se fondet e dhëna nga BE janë në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, IPA III.

Veç pasqyrimit të grantit prej 80 milion eurosh të BE gjatë diskutimeve nen për nen do të përfshihen edhe kërkesat e grupeve të interesit, sidomos për parashikimet për taksimin progresiv të të vetë punësuarve dhe për ashpërsimin e gjobave.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka cilësuar si antikushtetuese parashikimet për ashpërsim të gjobave për një kategori biznesesh për mos deklarim të pagave, apo mos lëshim faturash.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026