Sejko te ‘Ekonomia’: Prioritet masat për garantimin e stabilitetit të çmimeve

4 Nëntor 2022 | 10:06

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh në Komisionin e Ekonomisë se prioritet është marrja e masave për rritjen e çmimeve.

Për projektbuxhetin e vitit 2023, prioritet theksoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve, rritja e të cilave ka ardhur si pasojë sulmit ushtarak të Rusisë nga Ukrainës.

‘Banka e Shqipërisë gjykon se zgjerimi dhe forcimi i presioneve inflacioniste përbën rrezikun kryesor për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm inflacioni dëmton stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, i cili ka qenë dhe mbetet një parakusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Paralelisht me të, një nivel i lartë dhe i qëndrueshëm inflacioni redukton investimet afatgjata, godet disproporcionalisht shtresat me të ardhura të pakta të shoqërisë, rrit pasigurinë e bizneseve dhe familjeve, si dhe dëmton kohezionin social.

Për këtë arsye, prioriteti aktual i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për garantimin e stabilitetit të çmimeve, në një kohë sa më të shpejtë dhe me një kosto sa më të arsyeshme. Po për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka filluar normalizimin e qëndrimit të politikës monetare, duke rritur gradualisht normën bazë të interesit dhe duke sinjalizuar vullnetin tonë për vazhdimin e këtij procesi, deri në momentin kur kushtet monetare e financiare do të jenë të përshtatshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit.’- tha Sejko.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026