Vuçiç: Serbët në Kosovë nuk do të mbeten pa mbështetjen e Serbisë

7 Nëntor 2022 | 15:25

Populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetjen e Serbisë sepse është e rëndësishme që ata të jenë të sigurt, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Pa lëvizje të nxituara, gjithmonë me popullin tonë për të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kjo është politika që ne ndjekim dhe që e zbatojmë çdo ditë. Ne vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare, dhe në të njëjtën kohë luftojmë për çdo faktor që mund të sjellë përfitime, të na bëjë më të fortë dhe më të mirë”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Ai shtoi se beson që “ne do të kemi sukses në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për popullin tonë dhe Serbinë tonë”.

Më 5 nëntor, zyrtarët serbë njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri të vendit, përfshirë nga policia, gjyqësori, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria.

Vendimi erdhi pasi Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga institucionet e Kosovës, sepse sipas tij, kështu dobësohen shërbimet për qytetarët.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026