Mbyllja e kopshtit, Berisha: Ngjarja më e rëndë që mund t’i ndodhë një vendi sovran
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar mbylljen e kopshtit privat “Zubeyde Hanim” ngjarjen më të rëndë që mund t’i ndodhë një vendi sovran.
Ai e ka cilësuar Ramën si 250 herë të çmendur, amoral, të pafytyrë dhe pakarakter për 250 fëmijë që edukoheshin në atë kopsht.
“Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndrrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit,” – tha Berisha.
Sipas tij me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie e jo për të bërë historinë me perandorinë, që për 500 vjet me radhë ka marrë vendimet në Stamboll e ka mbyllur shkolla ku mësohej shqip.
“Unë kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë së Turqisë, por unë i them presidentit turk, ai e di mirë fjalën e time, se në këtë mënyrë në këtë vend interesat turke marrin fund. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrigen e Ramës,” – deklaroi kryedemokrati.
Sipas Ministrisë së Arsimit, mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.
Shoqëria “Turgut Ozal” financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen. Ky i fundit njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në ekzil në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta