Anglia kufizon grumbullimet deri në 6 persona për të frenuar përhapjen e COVID-19
Anglia do të kufizojë grumbullimet sociale deri në një maksimum prej 6 personash për të frenuar përhapjen e COVID-19, ka thënë sekretari i shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar Matt Hancock.
Ai tha se do të ketë përjashtime për ambientet shkollore, punë, dasma, funerale dhe ceremoni fetare por u shpreh se kishin vendosur një udhëzim që do të ishte i qartë për qytetarët.
Hancock tha se grumbullimet duhet të kenë distancë fizike dhe masa do të hyjë në fuqi të hënën.
“Kemi parë vendet e tjera të botës që nuk kanë marrë masa dhe më pas kanë përfunduar me një shtim të numrit të rasteve, me më shumë persona të shtruar në spitale dhe më shumë viktima. Nuk duam që kjo të ndodhë dhe këtu”, tha Hancock.
Ai tha në Dhomën e Komunëve gjatë ditës së djeshme se nuk do që Mbretëria e Bashkuar të bëhet si Spanja, Franca apo Shtetet e Bashkuara.
Duke folur për BBC, Hancock tha se shpreson që masat nuk do të jenë në fuqi deri për Krishtlindje.
Boris Johnson pritet gjithashtu të informojë qytetarët në një dalje publike në mesditën e sotme, masa të cilat shpresohet që mund të ndihmojnë në shmangien e një karantine të dytë.
Lexoni gjithashtu:
Jeta duhet të vazhdojë! Francezët nuk tërhiqen pavarësisht rritjes së rasteve me COVID
Bilanci global i COVID, mbi 27 milionë të infektuar dhe mbi 880 mijë vdekje
Spanjë, mijëra mësues në radhë për të kryer testet e COVID-19
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West