Trump nominohet për nobel. Propozimi, për paqen mes Izraelit dhe EBA

9 Shtator 2020 | 17:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është emëruar si kandidat për çmimin Nobël për Paqen për përpjekjet e tij në Lindjen e Mesme.

Propozimi është bërë nga Kristjan Tibring Giede, një deputet i së djathtës ekstreme në Parlamentin norvegjez, i cili ka deklaruar se Trump duhet vlerësuar për punën e tij për marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk ka rëndësi se si Trump sillet, apo çfarë thotë në konferencat e shtypit, ai ka pa dyshim një shans për të fituar çmimin Nobël për Paqen”, ka thënë ligjvënësi norvegjez.

Lajmi është publikuar menjëherë nga mediat izraelite dhe duke reaguar në Twitter ndaj njërës prej tyre, Trump ka thënë vetëm “Faleminderit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026