Britani, ndërpritet testimi i vaksinës pasi një nga testuesit pëson dëme
Kur e gjithë bota është duke pritur për një vaksinë kundër covid 19 dhe kur me qindra kompani kanë nisur testimet duket se duhet të presim më gjatë për një përgjigje përfundimtare.
Provat klinike për një vaksinë të koronavirusit, e cila po zhvillohet nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, janë ndërprerë përkohësisht pasi tek një pjesëmarrës në Britani u panë reagime të dyshimta, të kundërta nga ajo që pritej. Ende nuk dihet se cfarë ndodhi por pjesëmarrësi është duke u kuruar.
AstraZeneca e përshkroi si një pauzë “rutinë” në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”.
Sipas një zëdhënësi të kompanisë, procesi standard i rishikimit shkaktoi një pauzë të vaksinimit për të lejuar rishikim më të sigurt të të të dhënave.
Vaksina AstraZeneca-Oxford shihet si një pretendent i fortë midis dhjetëra vaksinave që po zhvillohen globalisht. Tashmë ajo ka kaluar me sukses dy provat e para , faza 3 e provës ka përfshirë 30.000 pjesëmarrës nga SHBA, Britania, Brazili, Afrika e Jugut, . faza tre e një vakisnë zakonisht përfshin me mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjas disa vite.
Nëntë zhvilluesit kryesorë të vaksinave të SHBA dhe Evropës u zotuan të ruanin standardet e sigurisë dhe efikasitetit shkencor për vaksinat e tyre eksperimentale, pavarësisht urgjencës për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.
Kompanitë, përfshirë AstraZeneca, Pfizer Inc dhe GlaxoSmithKline, publikuan atë që ata e quajtën një “premtim historik” pas një rritje të shqetësimit se standardet e sigurisë mund të anashkalohen përpara presionit politik për të patur një vaksinë.
Kompanitë thanë se ata “do të mbështesnin integritetin e procesit shkencor ndërsa punojnë drejt regjistrimeve të mundshme rregullatore globale dhe miratimeve të vaksinave të para të COVID-19”.
Nënshkruesit e tjerë ishin Johnson & Johnson, Merck & Co, Moderna Inc, Novavax Inc, Sanofi dhe BioNTech.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania