Lekë për ujin dhe dritat, Autoriteti i Dosjeve kërkon buxhet shtesë
Autoriteti i Dosjeve kërkon buxhet shtesë për të paguar dritat dhe ujin. Gjatë raportimit për buxhetin e vitit të ardhshëm në komisionin e ligjeve, drejtuesja e institucionit Gentiana sula kërkoi edhe një fond për sigurinë në kushtet e sulmeve kibernetike.
“Ka disa nevoja shtesë për sa i përket pagesave drita, ujë, të energjisë të cilat i kemi parashikuar dhe i kemi paraqitur si kërkesë për buxhet shtesë. Për pajisje, mjete IT, pajisje zyre, servera të sigurisë, pavarësisht se përmes ligjit ne jemi koshient që nuk do deklasifikojmë siç deklasifikonim më përpara sigurisht prapë 1/4 e fondit mbetet lind nevoja e krijimit të serverave të sigurisë sidomos në kushtet e nevojës për një mbrojtje kibernetike”, tha Sula.
Hapja e dosjeve e miratuar pak javë më parë në Parlament ka bërë që Autoriteti i Dosjeve t’i marrë staf shtesë.
“Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta, 1 drejtor të përgjithshëm, 2 drejtor drejtorie dhe 15 specialist, kjo është me funksionet e reja, si buxhet është 5 mln lekë”, u shpreh Sula.
Tek ligjet raportoi edhe Avokati i Popullit. Erinda Ballanca kërkoi më shumë punonjës për të kryer detyrën pasi krahasuar me vendet fqinje, Avokati i Popullit ka numrin më të ulët të punonjësve.
“Institucioni që unë drejtoj ka kapacitete të kufizuara për ushtrimin e mandatit të vet. Vit pas viti ne kemi pasur zero shtesa në buxhet, përjashtimisht vetëm 1 vit, që nga viti 2016 deri më sot ka pasur vetëm 1 shtesë vitin e kaluar në burimet njerëzore. Ne kemi shumë më pak staf se Kosova, shumë më pak staf se Maqedonia e Veriut, nuk po marr vende të tjera”, tha Ballanca.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta