KQZ-ja e re, ekspertët kritikojnë kriteret dhe strukturën si ‘të çuditshme’ dhe ‘të koklavitura’
Njëra nga pikat e marrëveshjes së arritur në 5 qershor në Këshillin Politik mes mazhorancës dhe opozitës është edhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ-ja e re do të përbëhet nga disa organe. I pari është komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, i cili është organ monokratik, që ushtron kompetencat ekzekutive dhe drejton administratën e KQZ-së.
I dyti është nënkomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, i cili sipas marrëveshjes do të jetë përgjegjës për procesin e futjes së teknologjisë në zgjedhje. Ky post i takon opozitës. I treti është komisioni rregullator. Ai është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve.
Ndërsa organi i katërt dhe i fundit është Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, me akronimin KAS. Edhe ky i fundit përbëhet nga 5 anëtarë. Ai është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor.
Greta Meta, drejtuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë thotë se ky është një model që nuk është provuar dhe të gjithë kanë të drejtë të jenë skeptikë për suksesin. Por, znj. Meta veçoi se ka një kohë të kufizuar të këtyre organeve si dhe vërejti se kriteret për t’u zgjedhur anëtar janë disi të çuditshme.
“Ka tre struktura të reja. Është e pa provuar dhe të gjithë kemi të drejtë të jemi skeptikë. Duhet lënë më shumë kohë për ngritjen e KQZ. Ka disa kritere të çuditshme se kush ka të drejtë për të hyrë në garë. Kanë të drejtë ish-drejtuesit, ish-funksionarët, ish-gjyqtar ndaj nuk e di se ku e kanë marrë këtë model duke u mohuar shumë qytetarëve të drejtën për të garuar”, tha znj. Meta.
Mentor Kikia, kryeredaktor i “Klan Plus” foli për një proces të koklavitur dhe sipas tij problemi kryesor tek KQZ është mungesa e besimit dhe që sipas tij edhe me modelin e ri duket se synohet zgjidhja e kësaj hallke.
“Ka një përpjekje për të ngritur një strukturë që monitoron dhe vetveten dhe duket sikur ka një përpjekje për të krijuar një institucion të besueshëm. Asnjëherë fjala e KQZ nuk ka qenë vendimtare. Mendoj se është i mbingarkuar, kriteret mund të na çojnë drejt një ngërçi siç ndodhi me reformën në drejtësi, e cila u ndërtua që politika të kishte sa më pak ndikim”, u shpreh z. Kikia.
Për përdorminin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme si znj. Meta dhe z. Kikia u shprehën skeptikë pasi duket se edhe në zgjedhjet e ardhshme koha nuk do të mjaftojë për implementimin e teknologjisë së identifikimit biometrik apo numërim elektronik të votave.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania