Lukashenko për qëndrimin në pushtet, presidenti bjellorus i vendosur në mbrojtjen e vendit
Lideri Bjellorus Aleksandër Lukashenko tha ditën e martë se ai nuk do të tërhiqej, pavarësisht valës së protestave kundër pushtetit të tij, por nuk i përjashtoi zgjedhjet e parakohshme presidenciale.
Presidenti Bjellorus tha se mbështetësit e tij do të sulmoheshin nëse ai do të largohej.
“Nëse ne ndryshojmë kushtetutën, ne duhet të përfshijmë edhe zgjedhjet presidenciale. Por me kushtetutën ekzistuese, të cilën unë jam i detyruar ta zbatoj, mund të organizojmë zgjedhje të parakohshme presidenciale. Unë kam treguar se fëmijët e mi janë këtu, vendi im është këtu, dhe unë do e mbroj këtë vend me çdo kusht”, ka thënë Lukashenko.
“Edhe pse u munduan të më ndalnin, duke më kapur nga krahët dhe këmbët, dhe zëdhënësja ime po rendte pas meje duke më penguar të dilja jashtë. Ajo me tha: ‘Po sikur të ketë një snajper?’ Ju përgjigja se unë duhet të dal jashtë sepse nëse tashmë protestuesit janë larguar, duhet të falënderoj policinë”, shtoi ai.
Lukashenko ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994 dhe ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të shumë përfolura të 9 gushtit, të cilat kundërshtarët e tij i cilësuan si të manipuluara.
Lexoni gjithashtu:
“Nëse protestat në Bjellorusi janë të suksesshme, radhën do e ketë Rusia”, paralajmëron Lukashenko
Forcat e armatosura serbe dhe ruse stërvitje të përbashkët në Bjellorusi
Opozitarja Kolesnikova grisi pasaportën në kufi për të shmangur dëbimin me forcë në Ukrainë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni