Shikoni Live: Zjarr në portin e Bejrutit një muaj pas shpërthimit të madh
Një zjarr i madh ka rënë sërish në portin e Bejrutit, vetëm një muaj pas shpërthimit të madh që ku humbën jetën 190 persona.
Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqin një shtëllungë të madhe tymi mbi zonën e portit, i cili pësoi dëmtime të rënda nga shpërthimi i nitratit të amonit.
حريق جديد في #مرفأ_بيروت pic.twitter.com/9AzEXinG7T
— Yara Khaweja (@KhawejaYara) September 10, 2020
Shpërthimi i datës 4 gusht, i shkaktuar kur 2,700 tonë nitrat amoni morën flakë, i mori jetën 190 personave dhe la mbi 6,500 të lënduar e qindra mijëra të pastrehë.
Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Ushtria libaneze njoftoi se një magazinë ku depozitoheshin naftë dhe goma mori flakë në një pjesë të portit.
Më tej, ata kanë konfirmuar se helikopterët kanë shkuar në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë zjarrfikësve.
Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes për të lehtësuar punën e shërbimeve të emergjencës.
Ky është zjarri i dytë në portin e Bejrutit vetëm për këtë javë, ngjarje e cila ka ngjallur kritika të shumta.
Aya Majzoub, hulumtuese nga Libani për organizatën “Human Rights watch” shkroi në Twitter se “paaftësia e shtetit është tronditëse.”
“Thjesht nuk mund ta kuptoj sesi është e mundur që të bjerë një zjarr i këtyre përmasave në port. A nuk janë siguruar autoritetet që materialet janë të depozituara në mënyrë të sigurt pas neglizhencës që shkatërroi gjysmën e qytetit”, shtoi ajo.
Lajmi në përditësim …
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme