SHBA-Rusi në bisedime, Kremlini: Së shpejti në tryezë për marrëveshjen bërthamore
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të kthehen në bisedime “së shpejti” në kuadër të komisionit dypalësh për kontrollin e zbatimit të traktatit “New Start”, për reduktimin e armatimeve bërthamore.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Bëhet fjalë për takimin e parë që nga nisja e agresionit ushtarak të Moskës në Ukrainë.
Traktati “New Start”, që skadon në vitin 2026, është e vetmja marrëveshje për reduktimin e arsenaleve bërthamore ende në fuqi mes Rusisë dhe Amerikës.
Një ditë më parë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan konfirmoi mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës.
Duke folur nga Nju Jorkut, Sullivan deklaroi se ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara për të mbajtur gjallë kontaktet me Kremlinin.
“Wall Street Journal” raportoi se vetë Sullivan kishte zhvilluar bisedime me homologun rus Nikolai Patrushev dhe zyrtarë të tjerë rus në muajt e fundit.
Sipas burimeve të gazetës, ata kanë diskutuar për gjetjen e mënyrave për të parandaluar rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor të luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA-Rusia po flasin sërish pas muajsh të tërë – por për çfarë dhe pse kaq shpesh?
- Marrëveshje SHBA-Rusi për shkëmbimin e të burgosurve
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur