Kryeministri Edi Rama kritika LSI-së: Jepte patenta në këmbim të votës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim se në kohën kur ishte në krye të Drejtorisë së Patentave i ka shpërndarë lejet e drejtimit sikur të ishin tesera partie, e kjo sipas shefit të qeverisë kundrejt votës ndaj LSI.
“Jepeshin patentat si tesera partie. LSI-ja patentat i kishte tesera partie. Jepeshin patenta për t’u bërë votues i LSI. Nuk merrej kartën e partisë, merrje patentën, domethënë leje për të vrarë njerëz, për të marrë në qafë votuesit e vet edhe për të marrë në qafë kalimtarët. Kjo gjë ka ndryshuar rrënjësisht”, tha ai.
Gjatë inspektimit të zyrave të Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, kryeministri nuk la pa kritikuar as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Sulmi i vazhdueshëm i organizuar dhe i udhëhequr nga Partia Demokratike kundër Drejtorisë të Shërbimeve të Trnasportit Rrugor, bazohet tek fjala po investojmë për luks, për fasada. Sepse konsiderojnë luks një mjedis ku njeriu hyn e ndihet njeri. Stallat që kishin i konsideronin të mjaftueshme për njerëzit”, tha Rama.
Kreu i ekzekutivit zhvilloi këtë të enjte disa insepktime në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West